• Gjirokastër

Skema e vlerësimit të aftësisë, Margariti: 1500 persona në rang qarku pjesë e këtyre skemave

Gjirokastra 20 Qershor 2023

Deri në fund të vitit 2022 Shqipëria i ka trajtuar personat me aftësi të kufizuar bazuar në sistemin mjekësor të vlerësimit, i cili nuk garantonte integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
Skema e re e vlerësimit që po zbatohet në Shqipëri bazohet në Modelin BIO-PSIKO-SOCIAL dhe synon mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara për të rritur cilësinë e jetës dhe për të jetuar me të gjitha potencialet e tyre.
Cilët janë faktorët mbi bazën e të cilave është ndërtuar skema e re e Kempit dhe si bëhet vlerësimi i aftësisë së kufizuar nga komisioni i vlerësimit bazuar në situatën e bio-psiko-sociale të personit, cilat grupe përfitojnë dhe cilat janë hapat që duhen ndjekur për t’u përfshirë në skemën e re? Lidhur me këto pika është prononcuar kreu i drejtorisë rajonale te shërbimit social Magdalena Margariti duke pohuar se pjesë e këtyre skemave në rang qarku janë 1500 persona të kësaj kategorie.