• Gjirokastër

Siguria Ushqimore/ AKU 1837 inspektime

Ledja Fili 13 Mars 2023

AKU Gjirokastër në përmbushje të detyrave që i cakton ligji, për kontrollin e sigurisë  ushqimore dhe parandalimin e hedhjes në treg për  konsum, të  produkteve të skaduara apo jashtë standarteve,  vetëm ne vitin 2022 ka kryer  1mijë 837 inspektime .Gjatë këtyre kontrolleve nuk kanë munguar as masat administrative,asgjësimet në produkte  dhe pezullime në subjekte prodhuese.

Kreu i këtij insitucioni Emin Beqari thotë se 2022 ka qënë vitit i  bashkëpunimit dhe ndërgjegjësim të konsumatorëve dhe  administratorëve të bizneseve ,I cili ka dhënë edhe efikasitet duke  lehtësuar punën e inspektorëve por mbi të gjitha ka sjell rritjen e sigurisë ushqimore.

 Në peridhën e tanishme, prioritet për këtë sektor të rëndesishëm, mbetet hartimi planeve konkrete për pragfillimin e sezonit të ri turistik, ku konsumi i ushqimeve vjen në rritje. Beqari jep siguri për të gjithë ata që zgjedhin të jenë mysafirët e rajonit të gjirokaqstrës,duke shtuar se shendeti i tyre  do jetë i mbrojtur ,fale masave që AKU po merr.

 Aku përgjatë këtij vitit ka nisur edhe monitorimin e përdorimit të pesticideve që shumë fermerë mund të aplikojnë në drufrutorë,si dhe të mbetjeve antibiotike në produktet e mishit dhe të bulmetit,ku dhe tolerance sipas beqarit do të zero.

Siguria ushqimore ka qenë e vazhdon të mbetet një ndër problematikat kryesore në vendin tonë. Pavarësisht se në krahasim me periudhat e caktuara vihet re një rritje e përgjegjësisë së institucioneve dhe prodhuesve ende ka mungesë të sigurisë ushqimore në vend.