Nga sot, pranë Prefekturës së Gjirokastrës do të funksionojë Task Forca për sigurinë në shkolla.Prefekti i qarkut, Odise Kote, teksa zhvilloi takimin me perfaqësues të policisë së shtetit dhe drejtues të zyrave vendore te arsimit kërkoi nga ata angazhim maksimal dhe tolerancë 0 për çdo parregullsi që mund të ndodhë brenda dhe jashtë ambienteve te institucioneve arsimore në perimentin 50 metër.
Disa elementë të tjerë brenda kësaj Task Force do te jenë edhe siguria ushqimore, higjena dhe transporti urban i nxënësve.
Kjo Taskë Forcë u ngrit me urdhër të ministrit të brendshëm Taulant Balla dhe do të fuksionojë përgjatë gjithë vitit mesimor 2023 – 2024. Mbledhja e dytë e saj do të mbahet, në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, me prezencën edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë të Brendshme.