Vitet ’90 kanë nxitur mjaft gjirokastritë të emigrojnë drejt shtetit helen për një jetesë më të mirë.Të ardhurat që kanë siguruar nga puna në emigracion i kanë vënë në dobi për të investuar në vendlindje.Një ndër ta Saimir Haxhi i kthyer prej disa vitesh nga emigracioni ka investuar në një banesë në lagjen Cfakë të cilën e ka kthyer në ambient akomodimi në shërbim të turizmit.Ai gjatë një prononcimi për RTSH Gjirokastra rrëfen këtë iniciativë që ka ndërmarrë.
Prej tre vitesh godinën në të cilin ka investuar e ka nisur me një dhomë dhe tashmë kjo bujtinë disponon 9 dhoma të cilat mirëpresin vizitorë vendas dhe të huaj.Turistët që kanë ardhur kanë qënë spanjollë dhe anglezë dhe kanë mbetur të kënaqur nga mikrpitja dhe nga bukuritë që ofron vendi ynë sidomos qyteti i gurtë.
Administratori Haxhi apelon ndaj bashkëatdhetarëve që janë në emigrim të kthehen në vendlindje për të investuar në sektorin e turizmit pasi ka prespektivë dhe kjo falë investimeve që janë kryer në Gjirokastër.
- Gjirokastër
Shtohen bujtinat në lagjien Cfakë/ Saimir Haxhi i kthyer nga emigracioni investon në shërbim të turizmit.

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër