Gjirokastra ditën e nesërme dhe ditën e shtunë në orën 18.00 do mirëpresë shfaqjen “Shtëpiaket e dëshpëruar” e cila do organizohet në teatrin “Zihni Sako” nën regjinë e Artan Imamit dhe Enkel Gurakuqit me pjesmarrjen e aktorëve Indrit Çobani,Gentjan Zenelaj dhe Artan Imami.Kjo shfaqje është zhvilluar në të gjitha qytetet kryesore të vendit duke u shndërruar kështu në një nga më të ndjekurat.Drejtori i teatrit “Zihni Sako” Kudret Alikaj është shprehur lidhur me këtë pjesë teatrale duke ftuar të gjithë qytetarët gjirokastritë për ta ndjekur.
