Pasuritë e luginës së Drinos janë të pa numërta, shumë prej tyre janë të dukshme por ky vend mban sa e sa të tjera të fshehura në gjirin e tij. Në viziten që bëmë te shtëpia e arkiologut në Antigone ne u njohem me rendësinë e kesaj ndërtese e cila në brëndësi të saj mban histori dhe kulture shekullore të ketij populli.
Shkelqim Guçe drejtues i parkut Antigone dhe Adrianopoli mini muzeu brënda kësaj shtëpie ka ngjallur mjaft interes tek vizitorët, na bëri të ditur Guçe. Mbi 70 objekte të gjetura të Antigones janë të ekspozuara në muzeun Arkiologjik dhe kombëtarë të Tiranës, ndër to mund të përmendim sfinksi , rrota e karroces, hedhsi i diskut, pëkrenaria e kalit, guri i peshes etj.