• Gjirokastër

Shqipëria po “rrëmben” zemrat e të huajve/ Henry Hofman prej 18-të vitesh vjen rregullisht në vendin tonë

Gjirokastra 04 Tetor 2023

Shqipëria po “rremben’ zemrat e shumë të huajve, një prej tyre është edhe Henry Hofman nga Gjermania ish-punonjës policie. Para 18 vitesh erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe që prej asaj kohe ka ardhur çdo vit, ndërsa në Gjirokastër është hera e tretë që vjen. Henry ishte akomoduar në një prej prej bujtinave të qytetit të Gjirokastrës për të cilën kishte krijuar përshtypje të mira për mikëpritjen, akomodimin dhe ushqimin e servirur.

Motorri është pjesë e pandarë për të, me të cilin ka udhëtuar në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Hofman shprehet se do rikthehet sërisht duke duke eksploruar terrene të vështira malore. Këtë eksperiencë ai ua sugjeron edhe miqëve të tij.
Tradita , historia , mikëpritja dhe kulinaria kanë qënë këto faktorët kryesorë që i kanë tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj duke i bërë ata të rikthehen sërisht në qytetin e gurtë.