Shpendët shtegtarë,kryesisht lejleku i bardhë me emrin shkencor Ciconia Ciconia, kanë mbërritur tashmë në Gjirokastër për folezim.Platforma e folëzimit e ngritur vite më parë nga Agjensia Rajonale e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizatat mjedisore prej disa ditësh i ka mirëpritur.Kreu i kësaj agjensie Gligor Dushi është shprehur gjatë fjalës së tij për RTSH Gjirokastra se janë marrë masat për fillimin e tyre dhe pritshmëritë për riprodhim për vetë faktin e pasurisë që mbart ekosistemi i luginës së Drinos do jenë të larta dhe të mbara.Dushi ka shtuar se prania e shpendëve shtegtarë në këtë luginë do tërheqë akoma më shumë dhe turistët për t’i parë nga afër dhe do sjellë impakt pozitiv në përmirësimin e zinxhirit ushqimor që mbart fauna e këtij ekosistemi.
Lugina e Drinos përbën një habitat të mrekullueshëm për zogjtë shtegtarë.
Përveç llojeve të shumta të zakonshëm që folezojnë në këtë zonë në periudhën e ngrohtë, kjo luginë shërben dhe si korridor për emigrimin e shpendëve.
Në periudhën e emigrimit në këtë luginë kalojnë dhjetëra lloje shpendësh, të cilët lëvizin për në territoret e emigrimit.
- Gjirokastër
Shpendët shtegtarë në luginën e Drinos/ AKZM Gjirokastër merr masat për folëzimin e tyre

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër