Ky aktivitet i është kushtuar Ditës Botërore të Paqes, e cila u shpall nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 21 shtator 1981
Kryetarja e Shoqatës, zonja Kristina Naço, shprehet se ky aktivitet që i kushtohet Ditës së Paqes, është shumë domethënës, pasi ne duam të përcjellim mesazhe të dashurisë dhe kujdesit ndaj njerëzve, si edhe të bashkëjetesës midis popujve.
Ne ceremoninë e çeljes së Festivalit përshëndetën Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, zoti Dhimitrios Saharidhis, Kryetari i Përgjitshëm i Omonias ,zoti Vasil Kajo, kurse nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputeti i Qarkut ,Niko Kuri ,si dhe Nënprefekti i Sarandës ,Kristaq Kiço.
Kjo festë popullore gëzoi dhe banorët e Sarandës, siç ishte edhe rasti i vajzës së vogël Amarilis Koçi,e cila merrte pjesë për herë të parë, me mbështetjen e nënës së saj Elda Koçi.
Perfomanca e të gjitha grupeve u duartrokit nga të pranishmit, ku grupet e Dervicianit , Zëri i Traditës nga bashkia e Finiqit ,ai i Zagories dhe sidomos grupi organizator ,shkëlqyen në interpretimin e tyre.
Aktiviteti, u organizua nën kujdesin e Ambasadës Greke në Tiranë dhe të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, pa harruar falenderimet që shprehën organizatorët për Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Butrint, Festival Ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 9 grupeve folklorike .