• Gjirokastër

 “Shokët për shokët”, Katjusha Pogaçi promovon monografinë dedikuar të atit

Gjirokastra 23 Tetor 2023

“Shokët për shokët”, titullohet libri që u promovua sot në Gjirokastër, një botim i gazetares Katjusha Pogaçi kushtuar  të atit të saj Zilfo Latifi. Në 190 faqet e tij vijnë kujtime të tij për shokët, por edhe të shokëve për të, duke nisur që nga pjesëmarrja në Luftën për Çlirimin e vendit e deri sa mbylli sytë në vitin 2003.

Aktiviteti i promovimit bëri bashkë, miq, shokë, por edhe të afërm të bashkëpunëtorëve të tij ndër vite, të cilët përcollën mbresa e kujtime.

Zylfo Latifi ishte një nga kuadrot me peshë që gjithë jetën punoi dhe kontribuoi pa u lodhur në qarkun e Gjirokastrës, në shumë sektorë të ndërtimit apo administrimit duke lënë pas një emër të mirë.