• Gjirokastër

Shkolla profesionale “Thoma Papano” ofron 4 programe studimi: “Shërbime mjete transporti,” “Elektroteknikë”, “Termohidraulikë”dhe “Tik”

Gjirokastra 08 Gusht 2023

Vijojnë regjistrimet në shkollën profesionale “TH. Papapano”Interes për degën e TIK edhe nga vajzatDuket se viti i ri mësimor do ta gjejë me më shumë vajza shkollën profesionale “Thoma Papapano”. Të paktën këtë e tregon ecuria e deritanishme e procesit të regjistrimit i cili sipas drejtoreshës Renata Puleri do të jetë i hapur deri në fund të shtatorit.“Për vitin e ri shkollor kanë shprehur interes për shkollën tonë edhe vajzat. Bëhet fjalë për drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikim”. Ato vijnë nga Tepelena, Përmeti, Gjirokastra. Kjo është pozitive. Interesi nga nxënësit e klasave të nënta vjen duke parë edhe benefitet që ka vazhdimi i studimeve në këtë shkollë siç është edhe punësimi i shpejtë”, – thotë drejtoresha, Renata Puleri.Ndërsa u bën apel të rinjve të regjistrohen në katër drejtimet që kjo shkollë ofron Puleri rendit arsyet pse .“Përveçse punësimit të sigurt menjëherë pas studimeve të mesme, një nxënës që mbaron shkollën profesionale mund të vijojë edhe shkollën e lartë në përputhje me drejtimin mësimor që ka apo edhe degë të tjera. Një arsye kryesore është edhe ndihma që po jepet sot për nxënësit duke u mbështetur nga qeveria me bursë. Gjithashtu për ata me vendbanim mbi 5 km larg, transporti rimbursohet. Për të gjitha vajzat që ndjekin studimet në këtë shkollë ofrohet edhe një gjysmë bursë”, – sqaron Puleri.