Një sherr mes dy nxënësve ka ndodhur në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
Dy 15-vjeçarë janë konfliktuar në ambientet e shkollës, ku konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga 15-vjeçarët, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.