• Gjirokastër

Shërbimi zjarrfikës,merren masat përgatitore për sezonin veror

Gjirokastra 05 Qershor 2023

Shërbimi zjarrfikës Gjirokastër ka nisur marrjen e masave përgatitore për sezonin e verës si shkak i temperaturave të larta. Kjo ndodh njëkohësisht me fillimin e sezonit turistik dhe me zhvillimin e Festivalit Folklorik Kombëtar.Lidhur me këtë tematikë është prononcuar kreu i këtij shërbimi Pëllumb Shalari për mikrofonin e televizionit tonë.Ai ka pohuar se janë ngritur dhe grupet përkatëse vullnetare me punonjës të bashkisë Gjirokastër.
Shalari ndërkaq ka shtuar se në lagjet e sipërme të qytetit dhe në zonat rurale janë marrë masat për vendosjen e hidranteve si shkak dhe i projektit të ujësjellësit të ri dhe janë në pritje të një mjeti për të evituar akoma më shumë rastet e vatrave të zjarreve përgjatë territorit të kësaj njësie vendore.