Shëndëllia, fshati i Sarandës, që ka mbledhur banorë vendas, por dhe nga veriu i vendit rreket të mbijetojë në këto kohëra të vështira. Ata kanë ndërtuar një bashkëjetësë e harmoni mentalitetesh, krahinash kulturash dhe feshë. Ne fshatin e padëgjuar më parë, në fillim të viteve 90 –të, nga zonat e thella të veriut të vendit, kryesisht nga Mirdita e Dibra, mbërritën të ardhurit e parë në kërkim të një jete më të mirë, u nisen drejt së panjohurës. Vendlindja e tyre nuk u kishte ofruar atë për të cilën ishin rropatur ndër shekuj. Një jetesë normale. Fillimi për banorët “e paftuar” në Shëndëlli, nuk ishte aspak i lehte! Ndërtimi i shtëpive, sigurimi i një sipërfaqe të vogël toke, gjetja e një pune ishin sfidat e para që mirditorë e dibranë gjetën në Shëndëlli. Por si njërëz të vuajtur e punëtorë ata ditën të hedhin hapat e parë të mbijeteses. Vemendjen na e terheq nje grua me zerin e kthellet si uji I bjeshkeve qe ka shijuar ne femijeri e rini te saj. Veshaj e saj eshte karakteristike e zones se Mirdites Nënë Hamidja është tani 91 vjeçe ,ndër të rrallat femra të mbetura gjalle e që është fejuar që në djep. Rrëfimi i saj për jetën është unikal, e sjell nga thellësia e shekujve, ku kohët e mugëta, besa, ruatja e nderit e çonin familjen që jetonte në bazë të kanuneve e besimeve të bente fejesa foshnjore në djep. E fjala e dhënë e nusja e zënë kurrë nuk vihej në dyshim se më pas vetëm pushka i lantë hesapet per “ derën e koritun” Ekonomia e tyre ka ecur me hapa të ngadaltë por të ardhur e vendas duket se kanë hedhur baza mjaft të shëndosha bashkejetese, mirebesimi e respekti, pa dallim krahine, origjine, feje doke e zakoni. Ata kanë marrë me vete mentalitetit e zonës nga vijnë, ruajne veshjen traditen e gatimit, vendosjen e emrave qe ne veri eshte ne disa breza per te mos humbur rrenjet e fisit, pa rënë ndesh me atë çfarë gjetën në Shëndelli. Për Bajram e Pashkë vlojnë vizitat tek njeri tjetri janë krejt normale , e mbi të gjitha martesat janë mes të ardhurve e vendasve janë të shumta e mes dashurise e parapalqimeve të të rinjve, që lidhin jetën mes tyre duke e lënë si një kujtim të largët fejesën e nënë .. në djepin e ndërtuar me drurin e pishes. Edhe pse tashmë zyrtarisht banorët e vendosur këtu “emërtohen shëndellinjas” , ata nuk e harrojnë vendilindjen e tyre me bukuri të ashpër, të ftohtë , e të thepisur. Të rinjtë mbase jo , por ata që kanë kaluar më shumë se gjysmen e jetës në Mirditë apo Dibër rikthehen sërish në vendin që I lindi e I rriti , po s’i mbajti dot.
