Ministria ukrainase e Bujqësisë ka bërë të ditur se miliona kultura mund të zhduken për shkak të përmbytjeve si pasojë e shembjes së digës Kakhovka.
“Pa një burim të furnizimit me ujë, është e pamundur të rriten perimet. Drithërat dhe farat vajore do të rriten duke përdorur një model të gjerë me rendimente të ulëta”, ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë në një deklaratë për mediat.
Më herët këtë javë, ministria tha se shkatërrimi i digës do të përmbyste dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe mund të kthente të paktën 500 mijë hektarë në shkretëtirë.
Sipas ministrisë, toka e përmbytur do të kërkonte një vlerësim të plotë agroekologjik të gjendjes së tokës, transmeton Al Jazeera.
Perimet, pjepri, drithërat dhe farat vajore janë produktet kryesore që janë rritur në tokën e prekur nga përmbytjet.