Ministri i Brendshëm Taulant Balla bashkë me të ngarkuarin me punë të SHBA David Wisner dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ishin në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për të parë nga afër instalimin e paisjeve të reja që shërbejnë për kontrollet kufitare .Këto paisje u dhuruan nga Qeveria Amerikane përmes programit të Eksporteve dhe sigurisë Kufitare (EXBS).
Ambasadori i SHBA në Tiranë David Wisner në fjalën e tij theksoj se “është nder për mua dhe ekipin tim të jëmi këtu për të mbështetur këta miq të mrekullueshëm me paisje kompiuterike duke rritur dhe sigurinë e vendit.
Ndërkaq edhe Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirnjohjen e tij ndaj qeverise amerikane për dhurimin e këtyre paisjeve.
Sinkron: Muahamet Rrumbullaku drejtor I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Përdorimi i këtyre paisjeve dhe kamerave “ SMARDEC” rrit forcën zbuluese kundër trafikimit të lëndëve narkotike, kalimin ilegal të kufirit dhe kontrabandimit të mallrave.