Shërbimi zjarrfikës në bashkinë e Tepelenës ka marrë masat për sa i përket sezonit të verës ku vatrat e zjarreve janë të pranishme.Kreu i këtij shërbimi Velo Abazi gjatë fjalës së tij për mikrofonin e RTSH Gjirokastra është shprehur se janë bërë takime dhe fushata sensibilizuese me institucione të ndryshme me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe vënien në gatishmëri në të tilla emergjenca.
Abazi ka shtuar ndërkaq se mjetet që ky shërbim ka në dispozicion janë në gjendje të mirë duke i vënë në shërbim të çdo rasti.Ai ka pohuar se deri tani është ndërhyrë në një vatër zjarri në fshatin Salari duke e lokalizuar atë.
- Tepelenë
Sezoni veror,shërbimi zjarrfikës në Tepelenë merr masat në këtë kuadër
