• Sarande

Sezoni turistik në Sarandë / Vendosen çadra dhe shazllone pa pagesë nga bashkia

Gjirokastra 18 Korrik 2023

Sezoni turistik në qytetin e Sarandës  ka nisur me një model të plazhit publik, me çadra , shezllone pa pagesë. Për këtë  investim infrastrukturorë  të  bashkisë së këtij qyteti pushuesit  shprehen  të kënaqur. Por problematikë për pushuesit  mbetet derdhja e ujrave të zeza në det. Ata shprehen se duhet të merren masa të menjëhershme për këtë fenomen që i ka shqetësuar ndër vite.

Gjithashtu ngarkesa e trafikut dhe mungesa e parkingjeve është një  tjetër shqetësim për vendasit dhe turistët.

Saranda, vitet e fundit  është kthyer në destinacionet më të pëlqyera nga vendasit dhe turistët nga e gjithë bota.