• Gjirokastër

Sezoni turistik/ Mungon fuqia punëtore në Gjirokastër

Gjirokastra 02 Qershor 2023

Mungesa e fuqisë punëtore në qytetin e Gjirokastrës  ka vënë në vështirësi bizneset në zonën e pazarit. Një pjesë e mirë e të rinjëve janë larguar  jashtë vendit, por edhe drejt qyteteve më të mëdhaja në vend. Në gati 50% të bizneseve hoteliere dhe të shërbimit, po punohet me vetëshërbim. Edhe pse pagat janë më të larta se në sektorin publik, shumica e të papunëve nuk shprehin interes për të punuar

Pirro Dhima, administrator i Hotel Argjiros në Gjirokastër shprehet për mikrofonin tonë se mungesa e fuqisë punëtore  në bizneset e pazarit është e ndjeshme , edhe pse drejtuesit e bizneseve kanë investuar në shtimin e pagës dhe kushte më të mira të punës.

Shumë biznese në të gjithë vendin mungesën e fuqisë punëtore po mundohen ta zëvendësojnë me punonjës të marë nga jashtë, por edhe kjo nuk është një zgjidhje përfundimtare, pasi nga ana e këtyre të fundit, sipas z. Dhima  ka vështirësi në përshtatjen me karakterin e punës

Një shqetësim të tillë për mungesën e fuqisë punëtore në qytetin e Gjirokastrës e ngriti edhe kryeministri Rama , gjatë një vizite të disa ditëve më parë. Rama kërkoi nga bizneset rritjen e pagave për punonjësit me qëllim mbajtjen e fuqisë punëtore në vend. Shqipëria tha ai , nuk konkurron më për krahun e lirë të punës, por për shërbime cilësore.