• Gjirokastër

Sezoni i vaditjes,janë ndërhyrë në 136,7 km kanale ujitëse në bashkinë Gjirokastër

Gjirokastra 28 Korrik 2023

Drejtoria e zhvillimit të bujqësisë,pyetjeve,ujitjes dhe kullimit pranë bashkisë Gjirokastër ka marrë masat për sa i përket kanaleve vaditëse që përfshihen në hapësirën teritoriale të kësaj njësie vendore për faktin se ndodhemi në pikun e sezonit të ujitjes. Specialisti pranë kësaj instance Tomorr Shehu është shprehur se janë ndërhyrë në 136,7 km kanale vaditëse prej grupeve të punës të ngritura nga drejtoria përkatëse duke evituar dhe problematikat që janë hasur tek ato gjatë periudhave të kaluara.Përgjatë kësaj hapësire sipas Shehut janë 1870 hektarë tokë nën ujë që vaditen.