Seria A ende nuk ka përfunduar. Në fakt, kampionati italian do të ketë një tjetër ndeshje mes Veronës dhe Spezias, të cilët do të luajnë një ndeshje se kush skuadër do të shpëtojë. Kujtojmë që të dyja skuadrat e mbyllën sezonin me pikë të barabarta. Takimi do të luhet ditën e dielë më 11 qershor në orën 20:45, por ende nuk është vendosur stadiumi.
Ata që e njohin mirë futbollin, kujtojmë se janë zhvilluar disa play-off sa i përket mbijetesës si Udinese-Brescia në 1993, Piacenza-Cagliari në vitin 1997 dhe mbi të gjitha Bologna-Parma, e fundit që u zhvillua në vitin 2005. Drejtuesit e Federatës vendosën këtë sezon të rikthejnë këtë rregull si për skuadrat që e mbyllin me pikë të barabarta në vendin e parë, ashtu edhe ato për mbijetesë.