Gjirokastra është kthyer kohët e fundit në një atraksion te preferuar turistik jo vetëm për vizitorët vendas e të huaj por edhe për zyrtarë e përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të niveleve ndërkombëtare.Në qytetin e gurtë është ndalur për një vizitë private sekretarja e përgjithshme e OSBE-s Helga Maria Schmid.Ajo e shoqëruar nga Romana Vllahutin si ambasadore për Lidhjen në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe ambasadorja në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë Eglantina Gjermeni vizituan disa nga asetet që mbart Gjirokastra si kalanë e Argjirosë,muzeun Kadare,muzeun etnografik si dhe banesën karakteristike të Zekatëve.Ajo e pyetur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra është shprehur se ishte hera e parë që vizitoi këtë qytet që i ka lënë mbresa interesante.
“Vij për herë të parë në Gjirokastër,është një qytet mjaft interesant.Është vendlindja e një prej shkrimtarëve më të njohur dhe ndër më të mirët në botë Ismail Kadare.Gjirokastra i’a vlen të vizitohet pasi ka atraksione shumë të bukura dhe shumë mahnitëse.Kjo vlerë e trashëgimisë e meriton promovimin jashtë pasi është aset shumë i çmuar i turizmit.”,-është shprehur Schmid e pyetur për RTSH Gjirokastra.
- Gjirokastër
Sekretarja e përgjithshme e OSBE-s, Helga Maria Schmid në Gjirokastër. U ndal në qytetin e gurtë për një vizitë private

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër