• Përmet

Sazet e Përmetit pjesë e Festivalit Folklorik Kombëtar

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Qyteti i Bardhyl Londos,  qyteti i luleve dhe traditave mbart në vetvete këngën dhe Sazet e Përmetit. Por  si u krijua ky grup me muzikë të veçantë që e bëri të njohur Përmetin anë e kënd botës. Aureli pasardhesi i mjeshtrit të muzikës popullore qytetare Përmetare Laver Bariut, tregon për RTSH Gjirokastra tregon historikun e krijimit të Sazeve të Përmetit. Ishte vetëm 5 vjeç kur gishtat e tij të vegjel prekën për herë të parë një instrument muzikorë,  dhe pikërisht Organon, të cilën e kishte dhuratë që në lindje nga Usta Laveri. Por nuk u mjaftua me kaq, rrugëtimi i tij sapo kishte filluar. Nga viti në vit, Aureli mësoj të luante në instrumente të ndryshme muzikore dhe të i ishte pjesë e aktiviteteve muzikore.

Aurel Bariu djali Përmetar që ka trashëguar jo vetëm gjakun, mbiemrin por edhe talentin dhe dashurinë për muzikën popullore. Nip i mjeshtrit të klarinetës dhe themeluesit të Sazeve Përmetre, Usta Laver Bariut. Sot drejton grupin e Sazeve Përmetare. Ai na tregon se mbi shpatulla mbart një përgjegjsi të madhe për të ruajtur dhe trashëguar këtë traditë tek brezat e tjerë.

Në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtare  Grupi i Sazeve të Përmetit do ngjitet  këtë 30 Qershor me Kaba Permetare ,sipas Aurelit nuk ka përfaqsim më dinjitoz se kaq.

Përmeti klasifikohet ndër qytetet më të rëndësishme përsa i përket formimit të muzikës popullore qytetare jugore me anë të veprimtarisë dhe ndihmesës së sazeve.