• Lajme nga bota

Samiti i NATO-s në Vilnius, publikohet axhenda

Gjirokastra 10 Korrik 2023

Samiti i NATO-s në Vilnius zhvillohet në 11 dhe 12 korrik në Lituani dhe është bashkëorganizuar nga NATO, Qendra e Studimeve të Evropës Lindore, Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara, Konferenca e Sigurisë së Mynihut dhe Këshilli i Atlantikut.

Forumi do të përbëhet nga një sërë panelesh diskutimesh, debatesh dhe sesionesh ndërveprimesh mbi tema të ndryshme nga agjenda e Samitit të NATO-s.

Në orën 09:00 e të martës, do të mbahet biseda hapëse me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në orën 13:30 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidenti i Republikës së Lituanisë do të përshëndesin individualisht çdo kryetar shteti dhe qeverie, për të vijuar më pas në orën 13:55 me foton zyrtare.

Në orën 14:00 mbahet takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, me Suedinë

Në orën 17:30 mbahet mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut,  kryesuar nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, me Suedinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit Evropian për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në orën 18:00 mbahet mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut e kryesuar nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Politikën dhe Planifikimin e Mbrojtjes, në nivel të Ministrave të Mbrojtjes, me Suedinë.

Në orën 19:00 në pallatin Presidencial, sipas axhendës së bërë publike nga NATO, zhvillohet darka në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, e organizuar nga Presidenti i Lituanisë dhe në orën 20:00 në pallatin e Dukës së Madh të Lituanisë, mbahet darka në nivel të Ministrave të Jashtëm dhe Ministrave të Mbrojtjes.