Rusia ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën me hakmarrje ushtarake nëse të dy vendet anëtarësohen në aleancën e NATO-s.
Komentet u bënë nga Ambasada ruse në Stokholm tha se ky anëtarësim nuk do i shërbejë sigurisë në Europë. Ambasada ruse akuzoi Suedinë se po bëhet gradualisht një koloni amerikane dhe kritikoi mbështetjen e vendit ndaj Ukrainës.
“Nëse dikush ende beson se kjo do të përmirësojë disi sigurinë e Evropës, mund të jeni i sigurt se anëtarët e rinj të bllokut armiqësor do të bëhen një objektiv legjitim për masat hakmarrëse të Rusisë, përfshirë ato ushtarake.
Suedia ka qenë e qëndrueshme, hap pas hapi, e privuar nga sovraniteti i politikës së saj të jashtme dhe e përgatitur për një transformim të bindur në një koloni tjetër amerikane. Suedia, duke injoruar aftësitë e veta mbrojtëse, po rrit me shpejtësi dërgesat e pajisjeve të rënda sulmuese , përfshirë nxjerrjen e tij nga shërbimi luftarak”, thuhet në postim e ambasadës ruse në Suedi.
Ambasada ruse akuzoi gjithashtu se “vullnetarët suedezë po bashkohen me forcat ushtarake ukrainase dhe janë pjesë e personelit të shërbimit të vazhdueshëm të Forcave të Mbrojtjes”.
Për këto kërcënime ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström ka thërritur ambasadorin rus në Stokholm, Viktor Tatarintsev, duke i cilësuar deklarata e tij si ndërhyrje në punët e diplomacisë suedeze, raporton Euractiv.
“Është e rëndësishme që Suedia të jetë në gjendje të protestojë kundër asaj që është një përpjekje e dukshme për ndikim dhe mënyra më e përshtatshme për ta bërë këtë brenda diplomacisë është të thërrasë ambasadorin dhe të flasë për këtë. Politika e sigurisë suedeze është përcaktuar nga Suedia dhe askush tjetër”, tha Billström.