RTSH Gjirokstra si pjesë e gjigandit mediatik shqiptar , po merr vëmendje dhe mbështetje maksimale në punën e përditshme dhe në misionin për informimin dhe argëtimin e publikut. Për një punë më profesionale dhe me mentalitet të ri, për rritur standardet, si pjesë e rëndësishme e ekranit të të gjithë shqiptarëve. Krahas rritjes së profesionalizmit dhe thithjes së burimeve njerëzore, edhe inftastruktura po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Ndryshimet janë të prekshme me studion e inçizimit të zërit, e cila që nga sot do të sjellë në shtëpitë dhe nga ekranet tuaja një zë më cilësor të gazetarëve dhe spikerve të RTGJ –së.
Studio e inçizimit do të pasohet nga të tjera hapa në përmirësimin e teknikës së regjistrimit dhe trasmetimit, ku do ketë investime dhe në aksesorë të tjerë që përmirësojnë cilësinë e zërit dhe figurës në ekranin dhe valën tonë.
Në vizitën e punës në RTSH Gjirokastra Drejtori i Përgjithshëm z. Alfred Peza u ndal tek sfidat me të cilat përballet RTSH – ja, si ekrani i shqiptarëve, që synon të ngrihet në lartësinë e dikurshme, por dhe katër qendrat vendore audiovizive si pjesë të rëndësihhme dhe të integruara në ekranin e madh të RTSH –së. Ai ka vlerësuar punën e gazetarëve , operatorëve dhe personelit teknik të RTGJ –së, të cilët kanë krijuar një fizionomi të qartë dhe dhe që janë ekrani, ku publiku gjen dhe duhet të gjejë vetën në përditshmërinë e tij. RTGJ dhe radio Gjirokastra janë mediat që informojnë dhe argëtojnë publikun në rajonin jugor të vendit duke qenë ekrani dhe vala më e besueshme.