• Gjirokastër

Rritet numri për profesionet e lira

Gjirokastra 21 Shtator 2023

Kërkesa e tregut por edhe dëshira e të rinjve për të marë një profesion ka shtuar dhe numrin e kursantëve në qendrat profesionale. Profesioni I guzhinjerit është një nga më të kërkuarit në qarkun e Gjirokastrës, kjo falë edhe numrit të lartë të turistëve që po vizitojnë këtë rajon të vendit, kohët e fundit dhe nevojës së shtimit të bizneseve të shërbimit. Sedat Ismailati është dhe një nga shefat e guzhinës, I cili  që prej 10 vjetësh pregatit guzhinjerët e rinjë, falë një bashkpunimi me Drejtorinë e Formimit Profesional në Gjirokastër.

Ajo cfarë bie në sy në kurset e guzhinës janë të rinjtë ata që kanë treguar më shumë interes.  Kristiana është një nxënëse në vitin e parë në gjimnazin e Libohovës, edhe pse absolute në mësime, pasionin për guzhinën e bën atë ta shoh veten pse jo një shefe guzhine në të ardhmen.

Gatimi I qifqive ishte receta me të cilën këta nxënës u njohën sot, por për vajzën nuk ishte hera e parë që njihej pasi na thotë që e ka gatuar edhe më parë për familjarët e saj por këtu është për ta perfeksionuar.

Edhe për Klajdi Karavidh Pasioni për guzhinën është I madh , e kam nisur me gatimin e gjerave të vogla në shtëpi, na thotë, por me shef Sedatin do të mësojë gjëra të mëdha. Dhe më e rëndësishma është vazhdimi I traditës.

Në përfundim të këtij kursi 4 mujor këta nxënës pajisen edhe me një certifikatë nga Qendra e formimit professional, për të qenë më pas gati për tregun e punës, ku dhe kërkesa është e lartë.