• Gjirokastër

Rritet numri i vizitorëve krahasuar me një vit më parë në 33%, Kumbaro:Gjirokastra,qytet model për turizmin

Gjirokastra 02 Gusht 2023

Numri i turistëve ne vendin tonë krahasuar me një vit më parë ka shënuar një rritje në masën 33%.Keshtu është shprehur për mikrofonin e televizionit tonë ministrja e mjedisit dhe turizmit zonja Mirela Kumbaro duke shtuar ndërkaq se vizitorët me të shumte janë të huaj dhe pervalec turizmit detar është kthyer vëmendja dhe për turizmin malor.Gjirokastra sipas ministres Kumbaro ka një frymë pozitive për sektorin e turizmit duke qenë zonë model.Perkushtim maksimal është dhënë dhe për kthimin e shumë banesave në struktura akomoduese në shërbim të vizitorëve.