• Gjirokastër

Rritet numri i turistëve në prag të çeljes së festivalit / Artizanët shtojnë larminë e punimeve

Ledja Fili 21 Qershor 2023

Në prag të celjes së festivalit të Gjirokastrës ka një shtim të fluksit të turistëve të huaj dhe vendas,të cilët do të përcjellin dhe netët e festivalit për t’u njohur më nga afër me kulturën tonë popullore që vjen nga lashtësia dhe përcillet nga brezi ne brez.Në kala,rrëzë saj por dhe në dyqanet e artizanëve në Qafë të pazarit sot takuam shumë turistë ,qe jetojnë me atmosferën e festivalit .Dy prej tyre të ardhur nga Suedia dhe Brazili janë mrekulluar me kalanë dhe pritshmëritë e festivalit,pasi më parë kanë siguruar dhe informacionet e duhura për qytetin dhe festivalin.
Edhe për artizanët gjirokastrit ashtu si për hotelet,restorantet dhe bujtinat,ritmi i punës është shumë i madh diktuar nga prania e pjesëmarrësve në festival dhe admiruesve të shumtë të artit popullor që vijnë nga brenda dhe jashtë vendit.Artizani Anastas Petridhi thotë se ka nxjerrë nga duart e tij punime enkas për fedtivalin,ku kalaja zë vendin kryesor.
Festivali përveçse një aktivitet i madh kulturor është dhe një shans i madh për zhvillimin e turizmit në qytet dhe shtimin e të ardhurave për bizneset vendase.Qyteti i oranishëm me kulturën e tij në UNESCO me festivalin që do të nisë këtë të shtunë hap një tjetër dritare të vlerave kulturore dhe turistike në të mirë të qytetit dhe Shqipërisë.