Në bibliotekën publike të qytetit të Tepelenës është rritur interesi nga ana e lexuesve për të frekuentuar titujt e librave që janë aty.Përgjegjësja e kësaj instance Rovena Miçi është prononcuar për mikrofonin e RTSH Gjirokastra se zhanëri që preferohet më shumë nga lexuesit është romani artistik dhe grupmosha që e frekuentojnë më tepër është ajo e nxënësve të shkollave.
Bibliotekat publike marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta.Biblioteka publike e qytetit të Tepelenës disponon 24000 tituj ekzemplarë.
- Tepelenë
Rritet interesi i lexuesve në bibliotekën e qytetit të Tepelenës
