Të moshuarit në mbarë vendin, por edhe të gjithë personat që marrin pension nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përfitojnë indeksim të tyre në masën 8.6%.
Vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore u miratua nga Këshillit Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%.Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave këzë javë dhe parashikohet që nga data 1 Tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje.Indeksim në masën 8.6% do të përfitojnë edhe ata të moshuar që marrin pension social. Sipas të dhënave janë 2,499 persona, në shkallë vendi mbi 70 vjeç të cilët nuk kanë të ardhura dhe përfitojnë pension social.Të pyetur për mikrofonin e televizionit tonë pensionistët janë shprehur se pavaresisht rritjes ka ende nevojë për indeksim më të lartë dhe të rishikohet ulja e çmimit të produkteve të shportës.
- Gjirokastër
Rritet indeksi i pensioneve qe prej 1 tetorit me 8,6%

Gjirokastër
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Gjirokastër