• Gjirokastër

Rreth 75 vite duke kënduar këngën Iso-Polifonike Zagorite / 92 vjeçari tregon rrugëtimin e tij artistik

Gjirokastra 29 Qershor 2023

Këngët  epike dhe lirike ia ngrohën shpirtin që në vegjëli Sotir Menkshit 92 vjeçarit nga fshati Zhej i Zagories. Pjesmarrës dhe fitues i disa çmimeve në Festivalet Folklorike Kombëtare, kujton me nostalgji rrugëtimin në kohë të këngës polifonike Zgorite.

Që 15 vjeç ia mori këngës polifonike ku spikati si marrës dhe kthyes. Zagoria fshati me shumë tradita dhe zakone ka nxjerrë emra të rëndësishëm dhe me shumë peshe në  polifoni, të cilët  ditën që me mjeshtërinë e tyre  ta kthenin gëzimin dhe vajin në këngë . Menkshi i  kujton me nostalgji perlat e rralla dhe të papërsëritshëm të muzikës polifonike Zagorite.

Meraku i tij më i madh është që të shikoj brezat e rinj të këndojnë këngën polifonike .