• Gjirokastër

Rreshjet e shiut/ Situatë e qetë në Gjirokastër

Gjirokastra 05 Mars 2024

Nga rreshjet e 24 orëve të fundit në qarkun e Gjirokastrës nuk janë shkaktuar problematika për komunitetin. Përfaqësuesit e emergjencave civile në prefekturë pohojnë se situata ne të 7 bashkitë ka qënë e qetë , ndërsa dëbora ka qënë prezent në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit .

Rreshjet e ditës së sotme nuk kanë shkaktuar probleme për komunitetin në Gjirokastër . Sipas përgjegjësit të zyrës së emergjencave civile në prefekturë Edmond Avdalli , gjëndja ka qënë në monitorim dhe janë marrë masat e duhura për çdo problematik të mundshme që mund të shfaqet në vazhdim. Avdalli thotë se grupet e inspektimit në terren gjithashtu kanë inspektuar të gjitha njësitë administrative dhe situata ka qënë e qetë dhe nul ka patur problematika të furrnizimit me energji elektrike dhe ujë si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. Aktualisht në qarkun e gjirokastrës funksionon një grup i veçantë pune për emergjencat civile gjatë stinës së dimrit me qëllim mbështetjen e banoreve .

.