• Gjirokastër

Rikthimi i RTSH së madhe në epokën digjitale / Akademia e trajnimeve nis kualifikimin e burimeve njerëzore

Gjirokastra 01 Shtator 2023

Gazetarë, operatorë , teknikë, montazhierë dhe grafistë të RTSH Gjirokastrës, në studio e terren  po  përvetësojnë  standadret më të fundit që po  aplikon  RTSH , në kuadër të një platforme të re,  që synon ta ringrejë median publike  në vendin që i takon,   një rikthim të RTSH – së në epokën dixhitale, më pranë publikut, aty ku ka qenë me zë e figurë dukë i dhënë fizionominë në shumë fusha Kombit Tonë.

Krahas rritjes se profesionalizmit dhe thithjes së burimeve njerëzore, edhe inftastruktura po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Po rijtëzohen studio  e dhoma lajmesh, stacione shpërndarje e  logjistikë mbështetëse,  që janë tregues suksesi , aty ku ka dëshirë e pasionin për ndryshim,  ka shpresë dhe të ardhme. RTSH Gjirokastra me një përvojë 23 vjeçare dhe radio Gjirokastra me histori 79 janë mediat më të ndjekuar nga publiku në jug të vendit duke qenë korrekte edhe në koherente ,  si informuesit e parë të publikut. Në këtë media që kanë mundin dhe djersën e tyre breza të tërë gazetarësh e teknikësh, sfida është për të rinjtë.