• Gjirokastër

Rikthehet pas 71 vitesh në gjimnaz / Hako:“Asim Zeneli”, vatra që më bëri të denjë për kombin tim

Gjirokastra 12 Tetor 2023

Mban mbi supe 94  vite jetë dhe ngjit sot shkallët e gjimnzit Asim Zeneli plot emocione duke mos rreshtur së foluri e shprehur mirënjohje për shkollën ku kreu studimet e mesme. Kanë kaluar 71 vite, që nga koha kur u diplomua dhe sot Hulusi Hako rikthehet në pragun e shkollës prej nga nisi fluturimin e jetës për ta uruar në këtë 100 vjetor. Vinte nga Delvina atëherë.

Hako me një memorie për tu admiruar  kujton se në ato vite në gjimnazin “Asim Zeneli” kanë qënë edhe Ismail Kadare e Dritëro Agolli. Me këtë të fundit bashkëpunimi ishte më i madh pasi ishin të angazhuar në organizimin e aktiviteteve kulturore…..

Për të, gjimnazi do të mbahet mend si një shkollë me rregulla të forta, ku dhe dashuria ishte e ndaluar.

Hako pas përfundimit të gjimnazit Asim Zeneli niset për studime në Moskë për tu rikthyer si pedagog i filozofisë në universitetin e Tiranës e jo vetëm.

Nuk i ndahet shpirti nga këto ambiente, pa iu drejtuar edhe një herë gjimnazit “Asim Zeneli”me fjalë zemre e mirënjohje të thellë, duke i uruar për këtë përvjetor të rëndësishëm.