• Gjirokastër

Rikthehet “Gjiro Open Air” 2023,50 garues nga 11 shtete të botës

Gjirokastra 08 Tetor 2023

Rikthehet eventi i parashutizmit “Gjiro Open Air” ku këtë fundjavë garuesit pjesmarrës do japin spektakël në qiellin e kaltër të Gjirokastrës.50 pjesmarrës nga 11 vende të botës do garojnë me parashutë në fushën e aerodromit të qytetit të gurtë.Sekretari i federatës së aeronautikës shqiptare Artion Vreto në fjalën e tij është ndalur në rendesinë e këtij aktiviteti që do ndikojë më së miri në zhvillimin e turizmit në qytetin e gurtë.
Garuesit rrëfejnë emocionet duke pohuar se është ndjesi e veçantë dhe adrenalinë kur fluturon në qiellin shqiptar me parashutë.
Gjiro Open Air 2023 zhvillohet në edicionin e tij të 13-të