• Gjirokastër

Rikthehet edicioni i tretë Skydiving Albania, Levani: është dyfishuar numri i pjesëmarrësve

Gjirokastra 14 Korrik 2023

Pas 3 muajsh rikthehet në fushën e aerodromit të qytetit të gurtë eventi “Skydiving Albania”.Këtë fundjavë qielli i Gjirokastres do zbukurohet nga fluturimi i parashutisteve te cilët do risjellin spektaklin në këtë hapësirë.Sipas organizatores së këtij eventi Egestina Levani gjatë prononcimit për mikrofonin e RTSH Gjirokastra se ky event krahasuar me aktivitetin e kaluar do shënojë më shumë pjesëmarrje me parashutistë duke i dyfishuar në 50 të tillëtë ardhur kryesisht nga Italia.Levani shton ndërkaq se fluturimet do kryhen nga lartësia 4200 metra.Gjatë fjalës së saj shprehet se këto evente janë një hap më shumë për të zhvilluar turizmin në Gjirokastër.
Pjesmarrësit janë shprehur plot emocion se është ndjesi e veçantë dhe adrenalinë të fluturosh në qiellin e kaltër të Gjirokastrës. Eventi “Skydiving Albania” do zgjasë tre ditë dhe është edicioni i tij i katërt.