• Raportime

Rikthehen të rinjtë nga emigracioni, investojnë në agroturizëm

Gjirokastra 27 Mars 2023

3 km larg qytetit të Gjirokstarës në një tabel të drunjtë të tërheq vëmëndjen emërtimi i një restoranti fshati “Tek fuçitë”, që është ndër bizneset e para në fushën e agroturizmit. Portat e tij janë të hapura 24 orë për mysafirët, që duan të jetojnë një ditë ndryshe nga e përditshmja dhe monotonia. Marseli pronari i lokalit, një i ri që përvojën dhe kursimet nga emigracioni ne Greqi ka vendosur ti investojë në vendlindje , duke realizuar  endrrën e tij fëminore, ku gjithçka të jetë “fshatqe” dhe e lidhur fort më vreshtarinë , verën dhe rakinë nga ku mori dhe emrin restoranti i tij.  

Investime të tilla kërkojnë guxim, duke llogaritur mire dhe rriskun. Marsel Gjoni ka blerë tokën, duke e nisur nga zero  dhe tashmë ka plantacionin e tij me fruta dhe perime , vreshtarinë ,e çdo gjë që rrit toka e fshati. Vizitorët, në tre vite punë, janë të shumtë. Vendas e te huaj,  e kryesisht shqiptarë të Kosovës, që kanë  zbuluar tashmë këtë  kënd qetësie e relaksi. Për Marselin, trokitkja e parë në derën e restorantit erdhi nga vëllezërit tanë nga Kosova, të cilët i besuan kuzhinës dhe mikpritjes së familjes së tij. Fotoja e tyre është e para në arkivin muze të mysafirëve që vijnë e shkojnë në këtë restorantë.  

Në pjatën e drunjtë dhe nga kuzhina e vjetër me enët tipikë shtëpiake, dhe nga duart e të zotërve të shtëpisë, me prodhimet arës dhe të stallës, pjata e parë e turistëve është jo vetëm e shijshme por dhe pikante dhe vendase. Restorate të tilla janë “pionieret” e zhvillimit të agroturzimit, një degë e re, por mjaft fitimprurëse e turizmit shqiptar. Investitorët thonë se Shqipëria dhe Gjirokastra në veçanti, kanë resurse të mëdha në këtë drejtim, por duhet që edhe shteti të krijojë lehtësira e mundësi më të mëdha.