• Gjirokastër

Rikthehen shpendët shtegtarë në luginën e Drinos,Hasani:ky shtegtim,pasurim i këtij ekosistemi

Gjirokastra 25 Mars 2023

Shpendët shtegtarë kryesisht lejleku i bardhë kanë mbërritur tashmë në Gjirokastër për folezim.Platforma e folezimit e ngritur vite më parë prej disa ditësh i ka mirëpritur.Lidhur me këtë fenomen gjatë prononcimit të dhënë për mikrofonin e RTSH Gjirokastra biologu dhe njëherazi pedagogu pranë universitetit Eqrem Çabej Lavdi Hasani është shprehur se rikthimi i këtyre shpendëve sjell impakt pozitiv për pasurimin e ekosistemit që përfshihet në teritorin e luginës së Drinos.Lugina e Drinos përbën një habitat të mrekullueshëm për zogjtë shtegtarë.Përveç llojeve të shumta të zakonshëm që folezojnë në këtë zonë në periudhën e ngrohtë, kjo luginë shërben dhe si korridor për emigrimin e shpendëve. Në periudhën e emigrimit në këtë luginë kalojnë dhjetëra lloje shpendësh, të cilët lëvizin për në territoret e emigrimit.