• Lajme nga bota

Rihapet pjesërisht ura e Kerch-it

Gjirokastra 18 Korrik 2023

Një ditë pasi u bë subjekt sulmi, është rihapur pjesërisht ura Kerch-it që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë. 

Automjetet po përdorin vetëm një anë të rrugës së urës, ku një çift bashkëshortësh humbën jetën dhe vajza e tyre u plagos pas sulmit për të cilin Rusia fajëson dronët të lëshuar nga Ukraina. 

Moska ndërkohë ka refuzuar të zgjasë afatit e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase nga portet e Ukrainës në Detin e Zi, por ndërkohë ka mohuar se vendimi është marrë në shenjë hakmarrjeje ndaj incidentit në urën e Kerch-it. 

Duke e quajtur sulmin ndaj urës si akt terrorist ndaj një objekti të rëndësishëm të infrastrukturës, presidenti rus Vladimir Putin u zotua për kundërpërgjigje. Pas kësaj, Ukraina u bë subject i një vale sulmesh raketore ruse. Mes shënjestrave edhe porti i Odesas, ku fragmentet e raketave shkaktuan dëme në port dhe banesa private.  

Ura e Kerch-it u hap në vitin 2018 duke mundëssuar transportin rrugor dhe hekurudhor mes Rusisë dhe Krimesë. Kjo e fundit ka qenë territor ukrainas që u aneksua nga Rusia në 2014-ën pas një referendumi që u mbajt atje dhe që nuk u njoh nga faktori ndërkombëtare. 

Ukraina nuk ka pranua zyrtarisht ndërmarrjen e sulmit ndaj urës, por një burim i shërbimit të sigurisë së atij vendi u shpreh për BBC se pas sulmit ishin rusët që kishin përdorur dronë nënujorë.  Ura ndërkohë është edhe një rrugë e rëndësishme përmes së cilës mundësohet furnizimi i forcave ruse që kanë nën kontroll pjesë të jugut të Ukrainës.