• Gjirokastër

Reshjet me shi në 24 orët e fundit,situatë e qetë nuk paraqiten problematika

Gjirokastra 26 Shtator 2023

Situata e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Gjirokastrës është paraqitur e qetë dhe normale.Gjatë fjalës së tij për mikrofonin e televizionit tonë prefekti i qarkut Odise Kote është shprehur se gjatë kësaj periudhë nuk ishte hasur asnjë problematikë për sa i përket infrastrukturës në akset nacionale,urbane,rurale si dhe energjisë elektrike si dhe për tokat bujqësore.Ndërkaq të gjitha grupet e emergjencës në secilën bashki janë në punë e sipër për evidentimin e çdo problematike që mund të haset dhe të paraprihet.