Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuar përmbytje, mbyllën rrugë, metro dhe hekurudha në qendër të vendit.
Në Toledo, rreth 50 km në jugperëndim të Madridit, u dërguan helikopter për të shpëtuar njerëzit në çatitë e banesave të tyre.
Reshjet e dendura të shiut i kthyen rrugët në lumenj balte në Madrid, Kastile la macha, Katalonja dhe Valencia. Në shumë zona ndërkohë ra edhe breshër.
Vetëm në krahinën e Madridit, shërbimet e emergjencës adresuan 1200 incidente gjatë natës që lamë pas. Po në Madrid, disa rrugë janë mbyllur pas shembjes së rreth gjashtë urave në krahinë.