• Sport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet me tre vende

Gjirokastra 29 Qershor 2023

Përfaqësuesja kuqezi është ngjitur me tre vende në renditjen e FIFA-s në krahasim me herën e kaluar. Dy fitoret e arritura në kualifikueset e Europianit, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe duket se kanë dhënë ndikimin e tyre dhe në këtë aspekt: nga vendi i 68-të në atë të 65-in.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një vend në këtë klasifikim: nga vendi i 107 në atë të 108.

Vendi i parë në këtë klasifikim mbahet nga Argjentina, Franca dhe Brazili plotësojnë podiumin.