Rëndësia që ka libri dhe leximi në ditët e sotme ishte temë e diskutimeve në një aktivitet të organizuar në biblotekën e qytetit të Gjirokastrës “Apostol Meksi”. Presioni i teknologjisë po e largon lexuesin nga libri, por e rëndësishme është të gjenden rrugë të reja për të qenë sa më afër me librin dhe leximin
Në ambjentet e biblotekës “Apostol Meksi” në Gjirokastër u organizua sot një bisedë e lirë kushtuar librit. Në këtë aktivitet mernin pjesë dashamirës të librit dhe leximit, nxënës shkollash , mësues student, shkrimtar. Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Odise Kote, i pranishëm në këtë aktivitet theksoi rëndësinë që ka libri në ruajtjen e kujtesës , dhe se qyteti i Gjirokastrës e Ka në AND librin
Kohët e fundit rëndësia që njerzit i japin leximit të librit po vjen duke u zvogëluar, kjo falë edhe teknololigjisë në rritje vitet e fundit. Si pjesë e kësaj bisede për librin, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli tha se presioni i teknologjisë duhet të tejkalohet dhe njëkohësisht të përshtatemi me të. Ndërkohë shqetësim për të pranishmit në këtë aktivitet ishte dhe bibloteka 100-vjecare e qytetit. Gazetari Engjëll Serjani u shpreh se nga ana e pushtetit vendor duhet të ketë një vëmndje të shtuar