• Lajme kombëtare

Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme, Manja: Të garantohet pavarësia e prokurorëve, prioritet lufta e korrupsionit

Gjirokastra 27 Prill 2023

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar sot garantimin e pavarësisë së prokurorëve dhe vuri theksin te rritja e hetimit për korrupsionin dhe kriminalitetin. Deklaratën, ministri e bëri gjatë prezantimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave për Prokurorisë e Përgjithshme, ku e sheh të pajustifikueshme mbajtjen e çështjeve penale për tre vite.

Manja u shpreh më tej se lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit bëhet duke ngritur ura bashkëpunimi, ndërsa shton se me reformën në drejtësi janë shtruar themelet e mirëfunksionimit të sistemit.

Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit mbetet prioriteti ynë dhe është beteja jonë e përbashkët.

Lufta ndaj kriminalitet bëhet me ura bashkëpunimi dhe me reformën në drejtësi, ne shtruam themelet e shëndosha që sistemi të funksionojë më së miri.

Po përballemi me dy situata të ndryshme. Duhet të garantohet pavarësia e prokurorëve, që prokurori të jetë i pavarur në vendime. Çdo prokuror që shkel ligjin duhet të përballet me drejtësinë. Por edhe  lufta kundër korrupsionit mbetet prioriteti ynë.

Të rritet cilësia e hetimeve në fushën e korrupsionit duke u fokusuar në hetimet e çështjeve të filluara. Edhe hetimet financiare për veprat penale që gjenerojnë produkte, shtimin e konfiskimeve dhe tjetërsimeve nga persona të tjerë duhet të kenë fokus të veçantë”, u shpreh Ministri Manja.