• Lajme kombëtare

Reforma spitalore/ Manastirliu: Mjekët konsulta ambulatore me qytetarët, jashtë orarit të punës, tarifa përcaktohet nga Bordi

Gjirokastra 29 Qershor 2023

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Qeverisë, është miratuar një akt i rëndësishëm që ka të bëjë me reformën spitalore dhe çeljen e autonomisë spitalore. Manastirliu bëri me dije se me aktin e miratuar nga qeveria i hapet rrugë orfrimit të konsultave ambulatore nga mjekët, jashtë orarit zyrtar të punës, për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky vendim, përfshin vetëm spitalet që do jenë pjesë  e autonomisë spitalore që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale dhe do kenë mundësi mjekët që aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim.

Sot qeveria ka miratuar seri aktesh të rëndësishme, një akt i rëndësishëm i MSH që ka të bëjë me reformën spitalore dhe çeljen e autonomisë spitalore.

Akti i cili ka kaluar sot është vendimi për mundësimin e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit., ky është një akt i cili i hap rrugës praktikës dyfishe. Spitalet që do ecin përpara me modelin e ri  të autonomisë spitalore dhe të cilat do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale do të kenë mundësi të ushtrojnë instrumentin e praktikës dyfishe (që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës që të kenë të drejtën për të ofruar konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit, për pacientë të cilët zgjedhin mjekun dhe mund të kenë mundësi për t’u konsultuar me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke përcaktuar kështu dhe tarifa të përcaktuara nga Bordi i Spitalit. Vetëm për spitalet që do jenë pjesë   e autonomisë spitalore që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale dhe do kenë mundësi mjekët që aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim”, tha Manastirliu.