• Lajme kombëtare

Raporti i MSH/ Pas pandemisë u rritën me 8% shtrimet në spitale, fluksi më i lartë në kardiologji dhe psikiatri

Gjirokastra 09 Maj 2023

Raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon se gjatë vitit 2022 shtrimet në spitalet e vendit u rriten me 8%. Fluksin më të madh e njohën Kardiologjia dhe Psikiatria.

Sipas Urdhrit të Psikologut rritja e problematikave në shëndetin mendor ishte e pritshme pas pandemisë, ndërkohë që kërkesat për shërbime në këtë drejtim sa vijnë e shtohen.

Gjatë vitit të fundit numri i të shtruarave në spitale u rrit me 8% sipas një raporti të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dy shërbimet që përjetuan më shumë fluks ishin kardiologjia me rreth 21% dhe psikiatria me 17,5%. Efektet në përkeqësimin e shëndetit mendor të popullatës ishin të pritshme, sipas ekspertëve. Pandemia ,tërmeti, pasiguria ekonomike në rritje  dhe shkaqet të tjera sociale u faktorizuan si shkaqe.

Urdhri i Psikologut konstaton rritje të kërkesave për më shumë shërbime sipas të dhënve që i referohen nga burime të ndryshme.

Po çfarë ndodh nëse këto problematike nuk adresohen siç duhet?

Raporti I ministrisë së shëndetësisë konstaton se në total numri i të shtruarve në spitale ishte 277,881 pacientë dhe pandemisë , ky është numër shtrimesh në spitale është më i larti.