Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.
Në fokus të takimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështja e detit, ku palët kanë rënë dakord ta zgjidhin në Hagë.
Kryeministri Rama pritet të hapë edhe një ekspozitë me pikturat e tij më 20 mars në “Zapion Megaro” në Athinë, ku do të shoqërohet nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis, që më pas do të kenë së bashku edhe një darkë.
Më 21 mars, kryeministri Rama do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Delfit.
Në këtë vizitë, Rama do të shoqërohet edhe nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.