• Lajme kombëtare

Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare

Gjirokastra 01 Shtator 2023

Ka nisur shpërndarja e teksteve falas për nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përpos klasave të para, të dyta dhe të treta, të cilat do kenë libra falas një përdorimshme, dhe nxënësit e 16 kategorive të të veçanta në arsimin e mesëm të lartë do pajisen me burime cilësore të dijes.

MIRËMËNGJES  dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.