• Gjirokastër

Qytetarët “ndotin” baypassin, bashkia apel për sensibilizim

Gjirokastra 20 Mars 2023

Kultura qytetare shpeshhere bëhet protagoniste e fenomeneve të pakëndshme . Një gjë e tillë po ndodh së fundmi edhe në investimin me madhor  të qytetit të Gjirokastrës , ku persona të papërgjegjëshëm po hedhin mbeturina në dy anët e segmentit rrugor.

Të shqetësuar për këtë situatë, kalimtarët që përshkojnë çdo dite këtë rrugë, kërkojnë marrjen e masave për ndëshkimin e çdo qyteatri që shkakëton fenomene të tilla.

Nënkryetarja e bashkisë Jorida Muho, ka bërë një apel të fortë në drejtim të qytetarëve, ndërsa kërkon ndërgjegjësimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe depozitimit të mbeturinave në vendet e caktuara.

Bypassi i Gjirokastrës është një investim i qeverisë shqiptare dhe bashkisë Gjirokastrër. Ky investim pritet të inagurohet brenda muajit prill.